21.8 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Kryeziu për Presidenten: Nëse cenohet interesi kombëtar, ka të drejtë ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare (VIDEO)

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu ka thënë se nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e konsideron se po cenohet interesi kombëtar, sipas tij, ka të drejtë ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ai u shpreh se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është konsultativ dhe në momente të caktuara, siç shpreh, mund ta marrë detyrën e ekzekutivit, përcjell Klankosova.tv.

“Ka edhe një mundësi tjetër këto mundësitë ekstreme që i parasheh kushtetuta. Nëse presidentja e konsideron se është duke u cenuar interesi kombëtar, ka të drejtë ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të krijojë efekt ekzekutiv, se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është konsultativ dhe në momente të caktuara ai mund ta marrë detyrën e ekzekutivit dhe të veprojë pastaj”, është shprehur tutje Kryeziu.

 

Të ngjashme

Të fundit