Ndaj këtij vendimi ka reaguar drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu i cili sqaroi arsyen e kritimit të vendimit të KQZ-së.

Kryeziu thotë se KQZ ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik”.

Postimi:

Ja, pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së?

Sot, PZAP ka anuluar njoftimin e KQZ-së të datës 23.12.2024 dhe ka urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj. Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore.

KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.

Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend