13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Kryeziu: Partitë politike të ftojnë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe

- Advertisement -

 

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë politike në Kosovë për qëndrimet e tyre se nuk bëjnë koalicion me Listën Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu tha se kjo qasje e dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur.

“Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë këto “vija të kuqe” dhe të ftojë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe. Jo vetëm Vetëvendosje, por çdo subjekt apo nismë politike që synon formimin e shumicës parlamentare, duhet të angazhohet për një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, në përputhje me frymën demokratike dhe obligimet kushtetuese të vendit”, shkroi mes tjerash Kryeziu.

Postimi i plotë:

Diskursi politik dhe sjelljet e partive politike të kohëve të fundit, veçanërisht qëndrimi i pothuajse të gjitha partive shqiptare se me Listën Serbe nuk duhet të bëhet koalicion, nuk i shërbejnë as patriotizmit, e as vlerave të demokracisë që Kosova synon të ndërtojë dhe përfaqësojë.
Përkundrazi, një qasje e tillë përjashtuese dëmton proceset e ndërtimit dhe integrimit të një shoqërie të hapur, shumëetnike dhe të barabartë, thelb i një shteti demokratik, ashtu siç synon të jetë edhe shoqëria jonë. Përjashtimi i përfaqësuesve të komunitetit serb nga vendimmarrja dhe negociatat për formimin e qeverisë, për shkak të kalkulimeve elektorale, paraqet një sfidë serioze për mozaikun kushtetues, juridik dhe politik të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë politik, duhet të heqë këto “vija të kuqe” dhe të ftojë në tryezën e diskutimeve edhe Listën Serbe. Jo vetëm Vetëvendosje, por çdo subjekt apo nismë politike që synon formimin e shumicës parlamentare, duhet të angazhohet për një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, në përputhje me frymën demokratike dhe obligimet kushtetuese të vendit.

Të ngjashme

Të fundit