9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kryeziu, Osmanit për planin e OSBE-së për veriun: E sheh Kosovën me sytë e ndërmjjetësve ndërkombëtarë

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e kishte hartuar planin nëntëpikësh për shtensionimin e situatës në veri.

Kryeziu tha se Osmani me këtë rast e ka parë Kosovën në sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi”, tha Kryeziu.

“Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i Qeverisë i komentoi po ashtu edhe disa pika të tjera të këtij plani.

“Po ashtu, pika 3 e po atij plani, sygjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX. Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë”, shtoi Kryeziu.

“Plani gjithashtu i kërkon Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar (Pika 5). Ashtu siç kërkonte me ngulm edhe Serbia, e cila shpresonte që në këtë mënyrë të zhbënte shpejt gabimin e saj me rastin e thirrjeve për serbët e Kosovës që të braktisin institucionet e Kosovës dhe të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat në veri”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë transmeton Klankosova.tv

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, e ka pranuar gjatë një intervite në “Kallxo Përnime” se ai ishte hartues i këtij nëntëpikëshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit