14.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Kryeziu: Nëse vazhdon kështu moskonstituimi i Kuvendit, mund të ndërhyjnë ndërkombëtarët

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për dështimin e 13-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ka gjasa që për të zgjidhur çështjen aktuale të mosformimit të institucioneve të vendit mund të ndërhyjnë edhe aleatët ndërkombëtarë të vendit.

“Presidenten Vjosa Osmani e falënderoj shumë që ka marrë iniciativë, do të thotë i shtjerrim ato mjetet e brendshme politike që të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët”.

“Unë e kam një bindje se ndërkombëtarët në fund do të ndërhyjnë, nëse ne nuk i zgjidhim problemi, pra miqtë tanë, aleatët e tanë që i kemi”, ka thënë Kryeziu.

Të ngjashme

Të fundit