Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Kurti i cili tha se “do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”.
Kryeziu ka thënë se në asnjë demokraci nuk është normë që një parti që ka mbajtur pushtetin për një mandat të plotë të pretendojë për manipulim zgjedhor.
Sipas tij nëse ndodh kjo do të thotë se partia në fjalë ose nuk ka arritur të sigurojë një proces zgjedhor të besueshëm, ose po bën përpjekje për të ndërtuar një narrativë për justifikimin e një rezultati të pafavorshëm.
Postimi i plotë: