Sipas Kryeziut, mosçertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore.

“Edhe pse KQZ-ja përbëhet nga përfaqësues të partive politike, vendimet e saj nuk duhet të jenë të motivuara nga përkatësitë partiake të tyre, por duhet të bazohen në Kushtetutë dhe ligj”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Ndër të tjera, Kryeziu bën të ditur se ky vendim që sipas tij është i motivuar politiksht më shumë, mund të rrëzohet nga PZAP, sic janë rrëzuar vendime të ngjashme në të kaluarën.

“Moscertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore. Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje