5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kryeziu: Marrëveshja e BE-së, më e keqe që na është ofruar

- Advertisement -

Opinionistja Laura Kryeziu, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka folur në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

Ajo është shprehur se kjo është marrëveshja më e dëmshme dhe sipas saj edhe më e keqe që është ofruar.

“Po pajtohemi të gjithë që është marrëveshja më e dëmshme dhe më e keqe që është ofruar në kohën kur komiteti ndërkombëtar është shumë më i interesuar që të krijojë një afërsi me Serbinë në këtë rast që e cila përmbush direkt objektivën e tyre parandalimin e eskalimit të krizave në Evropë”.

“Do të thotë Serbia konsiderohet si problematikja, konsiderohet si pala e cila duhet të akomodohet dhe Kosova në rrugëtimin e saj, duke pasur parasysh që e kemi një klasë politike e cila ka ardhur pikërisht me nacionalizëm dhe pikërisht me kundërshtimin e marrëveshjeve të kaluara, ose marrëveshjen e 2013-tës, është ajo që do ta nënshkruaj. Kjo ka pasoja politike së paku për ne, për moralin politik të këtij vendi dhe se si garojnë partitë politike”, është shprehur Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit