22.3 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Kryeziu: LDK e PDK të mos e refuzojnë takimin me VV-në

- Advertisement -

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka komentuar letrën e dërguar nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për dy partitë opozitare, LDK e PDK.

Sipas, tij, këto dy parti nuk duhet ta refuzojnë takimin e nesërm me Kurtin, për t’i zhbllokuar institucionet.

Postimi i plotë:

Ftesa e VV-së për takim të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në nuk duhet të refuzohet.

Sado që të mos pajtohemi me temat apo mënyrën e thirrjes, takini i përbashkët është vendi më i mirë për t’i shprehur edhe mospajtimet. Dialogu ndërpartiak nuk duhet të shihet si rrezik për pozicionin politik të askujt, përkundrazi, është shenjë përgjegjësie dhe fuqie politike.

Në një moment kur vendi ka nevojë për dialog dhe institucione funksionale, bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt, e më së paku qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit