16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu e ka vlerësuar si të ngutshëm vendimin e kësaj gjykate për masë të parakohshme lidhur me konstiuimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryeziu në Tëvë1, ka theksuar se vendimi nuk është dashur të merrej pa u trajtuar me kujdes ankesa e Listës Serbe, njësoj siç sipas tij, trajtohen rastet e tjera në Gjykatë.

“Gjykata Kushtetuese e pranoi çdo kërkesë pa marrë parasysh çfarëdo qoftë ajo, por sipas mendimit tim është ngutur që ka marrë masë të përkohshme dhe është dashur ta trajtojë me ngadalë sikurse i trajton të gjitha lëndët tjera, për shkak se kemi edhe një afat tjetër 30 ditor e tash e kanë shtuar edhe një afat tjetër 30 ditor i cili është gabim dhe nuk është dashur të merret. Janë ngutur dhe duhet të kenë kujdes në këto situate kur të marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe.

Po ashtu Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka vendosur, ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve, masë të përkohshme në rastin KO265/25, të parashtruar nga: Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit