0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kryeziu: Kurtit po i rrëshqet situata nga duart – Ramës mund t’i jetë kërkuar një version për dalje nga situata

- Advertisement -

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se me situatën në veri të vendit, të gjitha shtetet fqinje mund ta shohin raportin e Kosovës dhe Serbisë edhe prej këndit të sigurisë.

Ajo foli për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të cilin tha se mund të ketë reagime edhe prej vendeve të tjera.

“Shtetet fqinje participojnë se si të dilet nga kriza dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme krizash, kërcënimit të izolimit diplomatik të Kosovës, sanksione të ndryshme, unë mendoj se e kemi një situatë e cila qeverisë sonë, kryeministrit, është duke i rrëshqitur totalisht nga duart”, tha Kryeziu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se është e mundur që Ramës mund të i jetë kërkuar që ta japë një version të tij të daljes nga situata e krijuar në veri.

“Unë nuk besoj që e ka bërë pa konsultim. Rama po konsiderohet si një lider serioz sa i përket çështjes së zgjidhjes së krizës së Kosovës”.

“Nëse qëllimi i Qeverisë së Kosovës është të shtrijë sovranitetin që e kemi pasur mangësi ta bëjmë për 23 vjet, atëherë dhuna nuk është mjet i cili neve do të na çojë tek ky qëllim”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit