5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kryeziu: Kryetarët në veri s’mund të shkarkohen, do të ishte mirë të japin dorëheqje

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thëënë se Udhëzimi Administrativ i MAPL-së, ua mundëson qytetarëve në veri që të organizojnë një peticion për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

Kryeziu tha se Udhëzimi Administrativ i MAPL-së ka karakter vetëm teknik dhe jo politik, teksa shtoi se katër kryetarët në veri nuk ka asnjë mundësi që të shkarkohen.

“Pra, nuk ka asnjë mundësi që ata të shkarkohen, por vetëm nëse është vullneti i tyre që ata të japin dorëheqje. Unë iu kisha rekomanduar që të japin dorëheqje për t’u zhvilluar proceset pozitive që vijnë për Kosovën”.

“Përndryshe, asnjë mënyrë tjetër nuk ka që të rrëzohen nga pushteti për shkak se shkarkimi i tyre bëhet në bazë të asaj se çfarë veprimi kanë bërë anti-kushtetues apo anti-ligjor, e që deri më tani nuk kanë bërë asnjë veprim të tillë”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Kryeziu tha se gjendja në veri është e jashtëzakonshme dhe për zgjidhjen e saj duhen veprime të jashtëzakonshme.

“Këtu ka veprime politike se juridike. Politikisht duhet të rregullohen dhe këta kryetarë do të ishte mirë që të japin dorëheqje”, tha Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit