16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Kryeziu: Kriza politike e institucionale është kthyer në normalitet

- Advertisement -

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se Kosova gjendet në një krizë të thellë.

Ai ka vlerësuar se në këtë situatë disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, kurse të tjerët Kuvendin po e konsiderojnë të pakonstituuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kriza institucionale është kthyer në normalitet.

“48-orëshi i Kuvendit tani u harrua!? Situata politike është futur në krizë të thellë: disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar. Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet. Kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë politike, por ato po i shkelin interesat e Republikës dhe po e lënë vendin pa institucione, vetëm për të ruajtur intetesat e tyre partiake”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme

Të fundit