8.8 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Kryeziu: Kjo Qeveri ka vetëm legalitet, jo legjitimitet

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se pas përbërjes së Kuvendit, Qeveria aktuale konsiderohet në dorëheqje dhe funksionon pa legjitimitet.

Ai sqaroi se me përbërjen e Kuvendit, Qeveria nuk ka më mandat të plotë dhe ushtron vetëm disa funksione të kufizuara.

“Në aspektin kushtetues dhe në bazë të dispozitave kushtetuese, edhe kapitulli i katërt, e cila e përkufizon funksionimin e Kuvendit dhe konstituimin, Qeveria konsiderohet në dorëheqje në momentin e përbërjes së Kuvendit. Në atë moment kur s’ka pasë Kuvend funksional, prej atij momentit Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Dhe nuk ka nevojë Qeveria me dhanë dorëheqje, se në fakt Qeveria ka vetëm legalitet, nuk ka legjitimitet”, tha Kryeziu në ATV.

Sipas tij, Qeveria në detyrë nuk mund të ndërmarrë vendime të mëdha politike apo të propozojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

“Kjo Qeveri me Kushtetutë i ka kompromise të kufizuara. Vetëm i ka disa ushtrime të detyrave, të aspektit financiar të buxhetit, domethënë fiskal, edhe disa punë të karakterit teknik edhe karakterit administrativ, përndryshe nuk ka të drejtë të përgatisë ligjin, nuk ka të drejtë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, theksoi Kadri Kryeziu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit