-2.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kryeziu: Këto zgjedhje ka pasur rënie sa i përket fotografimit të votës

- Advertisement -

Ismet Kryeziu në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka folur lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë.

Ai tregoi se cilat probleme do të mund të sanoheshin nga KQZ para se të fillonin zgjedhjet.

Ndërsa shtoi se këto zgjedhje ka pasur rënie sa i përket fotografimit të votës.

“Ka pasur disa elemente të cilat ne i kemi tërhehur vërejtjen edhe më herët, si ka qenë ngjyra ose kualiteti i ngjyrës e cila është përdore, edhe dje kemi pasë shumë raste kur është shlyer ngjyra, kemi tërhequr vërejtje që edhe 10 deputetë mund të na sjellë probleme, votuesit jo mjaftueshëm kanë qenë të edukuar dhe informuar, problematika kemi pasur edhe me ndërrimin e vendvotimeve. Gjitha këto kanë mundur të sanohen. Ndërsa, fotografimi i votës ka pas rënie”, tha ai.

Ndër të tjerash ai shtoi se në këto zgjedhje pa votues të emancipuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit