-0.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, për dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin – 180 vjet në total ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas Kryeziut, Prokuroria nuk ka të drejtë të propozojë dënime të caktuara për të akuzuarit, ndërsa kërkesën e tyre e ka quajtur antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, transmeton Klankosova.tv

“Veprimet e tyre janë absurde dhe jashtë ligjit dhe Kushtetutës. Në rregulloret e tyre, askund nuk shkruan, që Prokuroria të propozojë numerikisht masën e dënimit. Ata kanë të drejtë me mbetë pranë aktakuzës dhe me thanë që kërkojnë dënim.

Kjo kërkesë është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, që nuk duhet ta bëjë një gjykatë e rregulluar me ligjet tona. Kushtetuta është shkelur me këtë kërkesë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Po ashtu i ka shkelë të gjitha rregulloret e brendshme.” – u shpreh ish gjyqtari.

Tutje, ai tha se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë luftuar për liri e pavarësi, luftë kjo e cila është mbështetur nga shtetet më demokratike, përfshirë ShBA-në.

“Këta njerëz që ndodhen atje janë njerëz të historisë sonë, kanë luftu për liri, pavarësi e demokraci. Kjo luftë është mbështetur nga shtete më demokratike të botës, duke i prirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, mendoj që nuk ka kurrfarë logjike të veprohet kështu” – tha Kryeziu. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit