30.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Kryeziu: Kërcënimi me bombë është akt i papranueshëm, por as bllokimi politik nuk është pa pasoja

- Advertisement -

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur atë një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Ai gjithashtu theksoi se bllokimi politik ka pasoja të rënda për shtetin.

Ai shtoi se refuzimi i dialogut dhe interesat e ngushta partiake krijojnë institucione jofunksionale dhe shmangin detyrimet ndaj qytetarëve.

Postimi:

Kërcënimi me bombë në Kuvend është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Por as bllokimi politik nuk është pa pasoja. Kërcënimet dhe bllokadat politike nuk janë të njëjta – por të dyja e dobësojnë shtetin. Njëra e sulmon nga jashtë, tjetra e rrënon nga brenda: me institucione jofunksionale, si pasojë e refuzimit të dialogut, interesave të ngushta partiake dhe shmangies së detyrimeve që u ka dhënë vota e qytetarëve.

Nëse institucionet nuk funksionojnë, dikush si sot gjithmonë do të përpiqet të funksionojë në vend të tyre. Dhe kjo nuk është demokracia.

Të ngjashme

Të fundit