32.4 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Kryeziu: Java e pazareve, që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne, por vetëm me interesat e tyre

- Advertisement -

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka quajtur këtë javë si “javë të pazarëve”, duke theksuar se ajo ka të bëjë vetëm me interesat e politikanëve dhe asgjë më shumë. Sipas tij, ky është një proces që nuk ka të bëjë as me shtetin, as me qytetarët, por është një lojë ku synohet përfitimi personal i grupeve politike.

Në një postim të tij, Kryeziu shprehet se për më shumë se pesë muaj, politikanët e Kosovës kanë vepruar paasnjë ndjenjë përgjegjësie për dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve.

Por, sipas tij, kjo javë mund të sjellë një ndryshim, pasi rreziku i shpërndarjes së Kuvendit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta, fillimisht për xhepat e politikanëve dhe më pas, ndoshta, edhe për karrierën e disa prej tyre.

Postimi i plotë:

Java e pazareve. Që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne – por vetëm me interesat e tyre.

Për më shumë se pesë muaj, përderisa nuk kishin pasoja personale, as nuk u skuqën për dëmin që i shkaktuan shtetit dhe qytetarëve. Por kjo javë ndoshta mund të sjellë një ndryshim!?

Me rrezikun për shpërndarjen e Kuvendit, pasojat mund të jenë të drejtpërdrejta – fillimisht për xhepat e tyre, dhe më pas ndoshta edhe për karrierën politike të disa prej tyre. Ose, edhe këtë javë, gjithçka mund të varet nga shefat e tyre– ata që nuk e ndjejnë as dëmin ndaj shtetit e qytetarëve, as nuk kanë shqetsim për xhepat, sepse i kanë goxha të thellë.

E gjithë kjo javë, që do të mbulohet me fraza si “në emër të shtetit dhe qytetarëve”, në të vërtetë do të jetë një javë vetëm për pazare të ngushta personale e grupore. Dhe nëse shkojmë në zgjedhje, vendimet prapë do të merren mbi të njëjtat baza: për veten dhe grupet, jo për qytetarët.

Sa zhgënjyese që shumica e atyre që quhen deputetë, nuk janë përfaqësues të qytetarëve – por thjesht numra në kalkulimet e shefave.

Të ngjashme

Të fundit