Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj polemikave të partive opozitare pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka ironizuar me veprimet e tyre.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ende pa u shpërnda Kuvendi partitë opozitare kanë filluar kritikat në mes vete.
“Ende pa dhene doreheqje kryeministri e as pa u shpernda kuvendi, partite opozitare e paskan filluar fushaten elektorale mes vete”, ka shkruar Kryeziu.