5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kryeziu i quan të rreme raportimet e medias sllovene që ndërlidhin Kurtin me aferën 100 milionëshe të Berishajt

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me raportimet e një media sllovene, e cila në një artikull të publikuar ngrinte dyshime për përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një aferë korruptive në shumë prej 100 milionë euro.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu është shprehur se është një portal i dyshimtë i themeluar nga një pseudogazetar, siç e quan ai që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë.

Për këtë arsye sipas tij shpërndarja e këtij “lajmi” nga ai portal i dyshimtë në disa prej portaleve tona është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike, përcjell lajmi.net.

“Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Twitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare. Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Twitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta.”,ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit