Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu- Hyseni ka thënë se kjo parti nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike përfshirë edhe Nismën.
Ajo ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim për të siguruar numrat “kur të na duhen”.
“Lëvizja Vetëvendosjes nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt politik deri më tani. Ne po punojnë në atë drejtim që t’i krijojmë numrat deri në momentin kur të vije koha që të shprehim pra fuqinë tonë me numra”, ka thënë ajo në Tëvë1.
Por, ajo ka thënë se tani janë të interesuar që të shtunën të kalojnë raportin verifikues të mandatit të deputetëve duke u bërë thirrje edhe partive tjera që të jenë konstruktive në seancën e së shtunës.
“VV ka pas gatishmëri dhe edhe të shtunën do të ketë për votimin e raportit të komisionit të verifikimit të mandatit të deputetëve. Të kjo pikë nuk ka arsye të kritikohet LVV se është obligim i të gjithëve që të votojnë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Ajo ka bërë fajtore PDK-në, LDK-në AAK-në dhe Listën Serbe për dështimin në dy tentime të seancës konstituive.