24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Kryeziu: Hetimi për sulmin në Banjskë kompleks dhe me karakter ndërkombëtarë

- Advertisement -

Kadri Kryeziu, profesor i së drejtës kushtetuese, ka thënë rasti i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar është rast i komplikuar dhe se nuk duhet të ketë nguti për rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij që kreu sulmin.

Ai këtë e ka thënë se duke komentuar deklaratën e kryeministri Kurti i cili të mërkurën kritikojë Prokurorinë që edhe 10 muaj pas sulmit s’ka aktakuzë.

Kryeziu në emision “InfoNata”, ka thënë se për këtë rast hetime janë duke kryere edhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe se Kurti duhet të rrijë larg kësaj dhe të ndryshoj qasje.

“Kurti është inxhinier i elektros, nuk ka njohuri nga aspekti juridik. Kështu që kishte me qenë mirë që mos me u marrë me drejtësi, por me punë të veta të përcaktuara me Kushtetutë. Është qasje e gabuar. Nuk ka lidhje me ngjarjet që ndodhin në Kosovë, është ngjarje e ndjeshme e karakterin kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ndërkombëtarë është se ne kufij i kemi forcat e armatosura të NATO-s që edhe ato kanë një përgjegjësi se si kanë mundur të hyjnë ata këtu. Hetimin janë duke e bërë edhe forcat ndërkombëtare dhe mekanizmat tonë. Këto punë shkojnë ngadalë”, ka thënë profesori Kryeziu.

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke kritikuar Prokurorinë për intervsitimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me disa deklarime në media dhe një postim në FB për rastet e arratisjeve nga burgjet e Kosovës.

“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit, në mbrojtje të ligjshmërisë së vendit dhe të integritetit të Republikës. Në Kosovë, nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Radoiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij paramilitarë nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi, Radoiçiqi është i lirë. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj. Por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren tonë të Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiu, për një postim në Facebook”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit