Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e krahasoi Hashim Thaçin me Ismail Qemalin, duke theksuar se Thaçi, si nismëtar i shpalljes së pavarësisë, ka një rëndësi historike për shqiptarët.
Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kryeziu shtoi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe dënimi i Thaçit dhe të tjerëve është dënim i luftës së Kosovës.
“Duhet të kihet parasysh se ata atje nuk janë duke u gjykuar si individ. Hashim Thaçi është personi qe eka shpall pavarësinë. Për shqiptarët që kuptojnë shqip ai është Ismail Qemali”, tha Kryeziu.,
“Na të gjithë jemi që kemi luftu për liri dhe pavarësi në raport një diktator. Sepse kemi të vrarë, kemi dëshmorë e fëmijë të vrarë. Ky është gjenocid”, vijoi ai.
“Dënimi i tyre është dënimi i gjithë asaj lufte që ne e kemi bërë”, përfundoi Kryeziu.
Ndiqeni emisionin për më shumë detaje:






