-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kryeziu: Grenell është një mik i Kosovës

- Advertisement -

Kadri Kryeziu, profesor i së drejtës dhe ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka komentuar fitoren e Donald Trumpit në garën presidenciale të pesë nëntorit në ShBA.

Kryeziu është shfaqur optimist, duke thënë se do të ketë një dinamikë të re.

“Do të vazhdojë politika e mëparshme e ShBA-së ajo duhet të jetë prioriteti i parë që Kosova t’i zgjedhë problemet me Serbinë… Unë kam besim e shpresë se ShBA-ja do ta zgjedhë këtë problem në raport me Serbinë. Republikanët janë konservator dhe kanë traditë, janë më të ashpër në politika dhe vendimet i kanë të prera. Në këtë kontekst janë më dinamik dhe konsideroj se do ta rritë dinamikën e zgjidhjeve të problemeve të Kosovës me Serbinë dhe kam bindje e shpresë që nuk do shkojë shumë gjatë, ku do ta rrisë këtë dinamikë dhe do zgjidhet ky problem” – ka thënë Kryeziu në Tëvë 1.

Tutje, Kryeziu e ka quajtur Richard Grenellin, ish-emisar special i Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mik të Kosovës.

“Richard Grenell është një mik i Kosovës, me të cilin pjesa dërrmuese e Kosovës e ka respektuar, disa nuk e kanë respektuar. Me siguri që do të ketë një autoritet shumë të lartë të shtetit” – ka vlerësuar Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit