2.5 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Kryeziu: Gjuha e ashpër tani përdoret brenda vetë subjektit politik

- Advertisement -

 

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se ka filluar faza e luftës për votat personale.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gjuha e ashpër tanimë po përdoret brenda subjektit politik.

“Pas zgjedhjeve, kur përfundon lufta për votat e partisë, fillon një fazë tjetër, lufta për votat personale!

Gjuha e ashpër, e cila gjatë fushatës ishte drejtuar kundër kundërshtarëve të partisë, tani përdoret brenda vetë subjektit politik, duke treguar se për shumë politikanë, gara e vërtetë nuk është vetëm përballja me rivalët partiakë, por edhe gara për pushtet individual”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit