20.3 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Kryeziu: Duda Balja ka të drejtë kushtetuese të shprehë vullnetin e saj politik pa iu nënshtruar presionit!

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Duda Balja, si çdo deputet tjetër, ka të drejtën kushtetuese të shprehë vullnetin e saj politik pa iu nënshtruar presionit apo frikësimit.

Kryeziu tha se në një demokraci deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar vetëm sepse një pjesë e opinionit publik ose disa eksponentë të partisë më të madhe e kërkojnë këtë.

Mbi të gjitha, si grua në politikë dhe si përfaqësuese e një komuniteti pakicë, ajo meriton respekt të dyfishtë për autonominë e saj vendimmarrëse.Zhgënjimi, linçimi dhe shpifjet e drejtuara ndaj një deputeteje, aq më tepër një gruaje dhe përfaqësueseje të një komuniteti pakicë, janë jo vetëm të papranueshme, por përbëjnë edhe një regres të madh për standardet demokratike” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se ‘Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, jo për shkak të një deputeteje, por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.’

Të ngjashme

Të fundit