18.7 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Kryeziu: Disa deputetë të VV-së po mundohen që duke shpifur ndaj mediave të mbahen mend tek votuesit

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se tanimë me përfundimin e mandatit, disa deputetë të VV-së që nuk njihen për asgjë, sipas tij po mundohen përmes linçimeve ndaj mediave të mbahen mend.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se deputetët që po bëjnë fushatë kundër mediave ende se kanë kuptuar se problemi është paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre.

Postimi i plotë:

Po përfundon mandati i kësaj legjislature dhe shumë nga deputetët nuk do të mbahen mend për ndonjë fjalim a citat, e mos të flasim për ndonjë nismë ligjore a politikë publike. Madje ata shpesh herë kanë munguar dhe në seanca. Janë të harruar që janë deputetë.

E tani në fund të mandatit, po mendojnë se me statuset e tyre nëpër rrjete sociale duke bërë shpifje e linçime ndaj mediave e gazetarëve, duke i etiketuar si bashkëpunëtorë e shërbëtorë të Serbisë, do të përkujtohen nga votuesit.

Edhe pse janë në fund të mandatit të tyre, ende nuk e kanë kuptuar se problemi ynë nuk janë mediat e as gazetarët, por paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre si deputetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit