Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, duke komentuar përçarjet në skenën tonë politike, tha se ka ardhur koha që të përmbahemi nga tundimi që duke e sulmuar dhe lënduar rivalin e brendshëm ta lëndojmë dhe dëmtojmë edhe atdheun.
“Dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se urrejtja për njëri-tjetrin.
Kjo shprehje është maksima që më udhëheq. Partitë politike dhe mendimet ndryshe janë pasuri kombëtare, por pasuria më e madhe është vetë atdheu. Në këtë moshë që jam, dhe në këtë fazë të rrugëtimit tim jetësor, partia ime e vetme është shqiptaria.
Historikisht, armiqtë tanë e kanë shfrytëzuar përçarjen tonë dhe na kanë shkelur e robëruar. Ka ardhur koha që më në fund të tregohemi të kujdesshëm dhe të përmbahemi nga tundimi që duke e sulmuar e lënduar rivalin e brendshëm ta lëndojmë e dëmtojmë edhe atdheun”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.