35.1 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese

- Advertisement -

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese ka folur për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai, duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se interpretimin gjyqësor e bën organi dhe për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese si organi i centralizuar.

Lidhur me interpretimet që po bëhen ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për konstitumin e Kuvendit,  Kryeziu vlerëson se në sistemet demokratike është e drejtë e secilit për të ushtruar këtë veprim, ashtu edhe e ligjvënësve.

“Në këtë rast vetëm shteti nuk duhet të flasë. Ai ka vetëm një detyrë, ai është ta zbatojë vendimin”, tha Kryeziu për RTK-në.

Sipas tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese.

“Brenda 30-ditësh nëse deputetët nuk e konstituojnë Parlamentin bëjnë cenim të rendit kushtetues e juridik. Është vepër penale e sanksionuar me kodin penal të Republikës së Kosovës në masë ndëshkuese”, tha Kryeziu.

Ai më tej tha se vendimi është i jashtëzakonshëm, ka marrë disa veprime shumë të mira të cilat krijojnë efekte pozitive në ndërtimin e institucioneve.

Të ngjashme

Të fundit