Kryeterroristi i Banjskës: Radoiçiqi shantazhon biznesmenët serbë

- Advertisement -

Para gjykatave të Kosovës do të duhej të dilte qysh moti ai që kreu sulmin terrorist të Banjskës së Zveçanit.

Por, Millan Radoiciq jo veç që s’po dorëzohet nga Serbia, por ka nisur edhe një fushatë të ashpër shantazhesh e kërcënimesh për krejt ata që s’e mbështesin Alleksandar Vuçiqin.

Ndryshe Radoiçiq, që jeton në mes Kopaonikut dhe lagjes më të shtrenjtë në Serbi, Dedinje, tash e 15 muaj ka krijuar një grupim me gati 200 veta, që janë shndërruar në mbrojtje fizike edhe të zyrës së kryetarit të Serbisë.

Këtë angazhim e bëjnë edhe persona që sikur ky kryeterrorist, morën pjesë në sulmin në Banjskë.

Regjimi në Beograd, për më shumë se një vit po përballet me protesta masive, të cilat sistemi pushtetar me metoda të ndryshme është duke i shtypur.

Të ngjashme

Të fundit