Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Gjykatës Speciale, ka anuluar vizitën e saj në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte planifikuar të realizohet me katër korrik.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se ngjarja tashmë do të realizohet vetëm online, duke shtuar se një vizitë e Trendafilovës në Kosovë do të ndodhë pas stinës së verës.
“Për shkak të nivelit të lartë të preferencës së pjesëmarrësve për t’iu bashkuar takimit të Presidencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës përmes Zoom gjatë periudhës së verës, ngjarja Outreach e planifikuar më 4 korrik do të zhvillohet plotësisht online. Presidentja do të udhëtojë në Kosovë për aktivitete të komunikimit personal pas periudhës së verës”, thuhet në njoftim.