Home Lajme Kryetarit të Malishevës i ndalet rryma para lidhjes direkte në televizion

Kryetarit të Malishevës i ndalet rryma para lidhjes direkte në televizion

0
Kryetarit të Malishevës i ndalet rryma para lidhjes direkte në televizion

Pak para lidhjes direkte në televizion, për të folur rreth reduktimeve të energjisë elektrike,  kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i është ndalur rryma.

Derisa pati ndërprerje e lidhjes kur po fliste në “Frontal”, ai njoftoi se kjo ndodhi për shkak të ndaljes së rrymes.

‘‘Po sigurisht prandaj edhe lidhja jonë direkte pati telashe. Mungesa e rrymës ka shkaktuar edhe në telefoni pasi disa antena që e përçojnë sinjale nuk kanë rrymë aktualisht, prandaj kemi probleme të tilla. Në çdo segment, mungesa e energjisë elektrike e ka godit qytetarin e komunës së Malishevës si në amvisëri si në biznese si gjithandej ku zhvillohet jeta e qytetarëve.” – ka thënë ai.

Kastrati ka shtuar se kjo komunë po përballet me më së shumti mungesë të energjisë elektrike.

‘‘Komuna e Malishevës është një nga komunat me më shumë mungesë të furnizimit me energji elektrike, sepse mungon një nënstacion që do të duhej të ndërtohej nga KOSTT-i, e që tri vjet e më tepër ende nuk kemi asnjë në këtë drejtim që ta ndërtojmë këtë nënstacion. Në të kundërtën tash po ballafaqohemi me mungesë reduktime të mëdha të rrymës të shpeshta të pakontrolluara madje, e që të gjitha këto po shkaktojnë dëme në ekonomi familjare, e në biznese.” – ka shtuar ai.

Exit mobile version