Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për Kryetar të Komunave.
Partia e Fatmir Limajt ka vendosur që kandidat për kryetar të Podujevës të jetë, Xhemajl Hasani.
Hasani ka falenderuar strukturat e Nismës Socialdemokrate për përkrahjen e në veçanti Limajn për besimin dhe mbështetjen.
”Podujevës i duhet një qeverisje e mirë, transparente, energjike dhe me duar të pastra. Për katër vite me radhë, kam qenë zëri i qytetarëve dhe opozita e vetme në këtë komunë, zë që nuk ka heshtur asnjëherë për të vërtetën dhe për interesin e qytetarëve.” ka shkruar tutje Hasani.