![Kryetari i Zveçanit thotë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë Kryetari i Zveçanit thotë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/Peci.jpg)
Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për media pas përfundimit të seancës solemne.
Ai tha se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë.
“Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime”, tha Peci.