Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e konsideron të padrejtë peticionin e qytetarëve serb për shkarkimin e tij. Ai për Ekonomia Online, tha se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga të gjithë.
Peci ka parë interesim të madh të qytetarëve dhe se është në pritje të vendimit përfundimtar. Ndonëse koha është limituar, Peci e sheh të mjaftueshme.
“Te na kanë filluar sot peticioni për rrëzimin e kryetarit të Komunës Zveçanit. Mesa po duket është një numër i interesuar i madh i cili deri më tani është duke u nënshkruar peticioni, mirëpo kanë një kohë të caktuar dhe besoj që e kanë kohën e mjaftueshme të shohim përfundimin”, u shpreh Peci, teksa zgjedhjet i konsideron demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar.
Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar. Për këtë, peticionin e sheh të padrejtë.
“Unë mendoj që nuk është e drejtë aspak, domethënë deri sa kanë qenë zgjedhjet demokratike të lira dhe janë pranuar nga vendorët politika vendorë dhe nga ndërkombëtarët kështu, mirëpo prapëseprapë Qeveria ka vendosë, le të shohim vendimin”, u shpreh Peci për EO