Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dalë në terren ku ka falenderuar ekipet policore për sigurinë e qytetarëve të veriut, dhe ka monitoruar nga afër situatën.
“Ekipet tona janë në lëvizje dhe po bëjnë çmos për të siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll, pasiqë siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë:
Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dëshiroj t’ju informoj për situatën aktuale dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Pas disa shpërthimeve të ndodhura në zonën tonë, kam dalë personalisht në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u siguruar që masat e nevojshme po merren në kohë, ku vizitova njësitët e Policisë së Kosovës.
Ekipet tona janë në lëvizje dhe po bëjnë çmos për të siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll, pasiqë siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor.