Home Lajme Kryetari i Zubin Potokut thotë se do të japë dorëheqje nëse i kërkohet për interesa nacionale

Kryetari i Zubin Potokut thotë se do të japë dorëheqje nëse i kërkohet për interesa nacionale

0
Kryetari i Zubin Potokut thotë se do të japë dorëheqje nëse i kërkohet për interesa nacionale

Një ditë pasi kishte bërë betimin si kryetar i ri i Zubin Potokut, u nis drejt zyrës së tij.

Izmir Zeqiri më 26 maj hyri në objektin e kësaj komune, por që kjo nuk iu kishte pëlqyer qytetarëve serbë të kësaj pjese të cilët kundërshtuan zgjedhjen e tij si kryetar.

Për këtë, ai kishte ndërruar lokacionin e vendit të punës.

Për më shumë se një muaj, Zeqiri këtë funksion tashmë po e ushtron nga Zyra për Komunitete në Çabër.

Ai thotë se kjo i ka ndihmuar që ta kryejë më lehtë detyrën e tij dhe të marrë më shumë vendime, teksa shton se ka hasur në vështirësi kur e ka marrë këtë post.

Zeqiri tregon se i gjithë kabineti i tij është i përbërë nga komuniteti shqiptar, pasi siç tha ai ata serbë kanë hezituar të bashkëpunojnë për shkak të frikës dhe kërcënimit.

Ndërkaq, i pyetur se a do të japë dorëheqje nga ky post, i pari i kësaj komune u shpreh se do ta bënte nëse do i kërkohet për interesa nacionale.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetari i Zveçanit i cili po qëndron në fshatin Lipë, por që gjatë ditës i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ky i fundit ka shkarkuar të premten nga detyra nënkryetaren e Komunës, Slagjana Pantoviq. Në një njoftim për media Peci thotë se vendimin për shkarkimin e nënkryetares Pantoviq e ka marrë për shkak të mos përmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.

Ndryshe, serbët lokalë ende po vazhdojnë të kundërshtojnë zgjedhjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat veriore, duke protestuar para objekteve komunale. /Tëvë1/

Exit mobile version