22.8 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Kryetari i Zubin Potokut reagon pasi KQZ shpalli datën, Zeqiri: Nuk besoj në ‘referendumin’ e 21 prillit

- Advertisement -

Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demoraktike e Kosovës ka reaguar pasi që Komisioni Qendor i Zgjedhjeve caktoi datën 21 prill për largimin e katër kryetarëve të Mitrovës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Zeqiri në një prononcim për Gazetën Periskopi ka thënë se nuk sheh ndonjë sukses me veprimin e sotëm të KQZ që kryetarët aktual të largohen përmes procedurës së Udhëzimit Administrativ.

“Ajo cfarë ka ndodhur sot unë nuk e shoh si një sukes. Udhëzimi Administrativ ka krijuar hapësirë për një far llojë kalkulimi…. E kam thënë dhe e them prapë se nuk shoh ndonjë sukses. KQZ i dinë procedurat më mire, le të rrjedh procesi, por unë nuk besoj te referendum. Ky është mendimi im”, ka Zeqiri.

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

 

Të ngjashme

Të fundit