28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Kryetari i Zubin Potokut për vizitën e Kurtit në veri: Na injoroi neve të PDK-së!

- Advertisement -

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është ndier i anashkaluar që kryeministri, Albin Kurti nuk e takoi atë para dy dite. Sipas tij, shefi i ekzekutivit zhvilloi takime vetëm me kryetarët e VV-së në veri të vendit.

“Jo, s’kemi pasë takim. Nuk kam qenë i informuar për agjendën e tij për vizita në komunën e Zubin Potokut. Nuk kam pasë informacion paraprak”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Sipas Zeqirit, momentin kur Kurti vizitoi veriun, ai ishte në aneks-zyrën ku operon.

“Pasi ky ka pasë takime me kryetarët e komunës së Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut unë e kam ndier veten të anashkaluar prej kryeministrit. Por le të jetë në vlerësimin e tij.

Ai ka pas kohë të takohet me kryetarët e VV-së ndërsa ne (të PDK-së) s’kemi qenë të informuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit