Ilir Peci, kryetar i zgjedhur i Zubin Potokut, ka shkruar një status, përmes të cilit ka njoftuar se të enjten me fillim nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja inauguruse të Kuvendit të komunës së Zveçanit.
Tutje, ai ka treguar se mbledhja do të mbahet në Boletin, që është qyteti ku ka jetuar heroi shqiptar, Isa Boletini. Peci ka treguar se ftesat për këtë mbledhjet tashmë janë dërguar.
“Ftesat janë dërguar nga asamblisti më i vjetër nga mosha, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes.
Sot, ne u njoftuam se asamblisti me i vjetër që vjen nga Vetëvendosje në koordinim me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, kanë caktuar mbledhjen inauguruese te Kuvendit të komunës së Zveçanit për datën 25 05.2023 në ora 10 e cila do të mbahet në Boletin.” – shkroi ai.
Ai ka deklaruar se e konfirmon pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje.