13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut lë të kuptohet se s’i kanë çelësat e Komunës

- Advertisement -

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri i ka thënë se janë duke u bërë koordinimet e fundit për betimin e kryetarëve të rinj dhe asambleve komunale.

Pas takimit disa orësh me ministrin e Pushtetit Lokal, Zeqiri ka thënë se s’ka ende një vendim për nisjen e procedurave, por që shpreson se javën tjetër do të dihet një gjë e tillë.

“Po koordinohemi për veprimet tona, në harmoni me ligjin. Tema ishte për mbajtjen e Kuvendeve dhe dhënien e betimit. Janë dy komuna, Zveçani dhe Leposavici ku asamblistët duhet të japin betimit dhe dy komunat tjera ku vetëm kryetarët duhet të japin betimin. Besoj që në javën tjetër do të jemi të informuar edhe opinioni do të jetë i informuar. Ende s’kemi marrë vendim”, ka thënë ai për FRONTAL.

I pyetur nga moderatori i emisionit për bllokimin e dyerve të Komunës së Zubin Potokut si një lëvizje për të parandaluar vetë Zeqirin që të shkojë në zyrë për të marrë detyrën.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk i kanë çelësat e Komunës, duke thënë se ata çelësa do t’i kenë institucionet e Kosovës “nëse jo tash, pak më vonë”

“Çelësat do t’i kenë institucionet e Kosovës, mos tash, pak ma vonë”, ka thënë Zeqiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit