Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti shprehu ngushëllime për familjen e të riut të mbytur në liqenin e Ujmanit, trupi i tij sapo u nxor në sipërfaqe nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit.
Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, shkroi ai.