Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që nesër, në ora 11:00, të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh.
“Mesazhi ynë është i qartë: Plazhi i Madh as nuk jepet, as nuk shitet! Ajo është trashëgimi që i takon brezave që vijnë,” deklaroi Nimanbegu në një video-mesazh drejtuar qytetarëve.
Protesta synon të dërgojë një sinjal të fortë ndaj autoriteteve qendrore se pasuritë natyrore dhe publike të Ulqinit nuk janë për t’u tregtuar.
https://www.facebook.com/share/v/1A85zmA8tq/