11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Kryetari i Skenderajt publikon listën e donatorëve pas përmbytjeve në këtë komunë

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e donatorëve që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, pas përmbytjeve të janarit në këtë komunë.

“Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra. Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në listën e publikuar shihet se Nura ka dhënë donacion njëmijë euro. Në total janë grumbulluar 138 mijë e 834 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit