Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, ka reaguar pas raportimeve për logopedin nga Gjilani, i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një 5 vjeçare.
Me anë të një postimi në Facebook, Kodra ka pyetur se ku është dinjiteti i mantelbardhëve.
“Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin!”, ka shkruar ai.
Kodra ka vazhduar duke dhënë një këshillë për mjekët të cilët e duan profesionin e tyre.
“Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi….”, ka vijuar ai.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar logopedi si dhe dy të tjerë të dyshuar për sulm ndaj tij.