3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

- Advertisement -

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut verior, ndërsa pohoi për gazetarët e pranishëm se kjo “mbetet për t’u parë”.

Më 26 maj të vitit 2023, Beci u mandatua si kryetar i bashkisë së Shkodrës nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, transmeton albanianpost.

Kryebashkiaku është djali i një akademiku linguistik si Bahri Beci dhe vjen nga një familje e mirënjohur në Shkodër.

Në moshën 58-vjeçare dhe në kulmin e aftësive profesionale, Beci krijoi profilin e një teknicieni.

Në 35 vitet e tij të punës, Benet Beci ka mbuluar mjaft pozicione.

Sigurisht, më të rëndësishmet janë admininistrimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si drejtor ekzekutiv dhe KESH si administrator ligjor.

Prej diçka më shumë se katër viteve, Beci ishte emëruar në krye të KESH sh.a kur pranoi propozimin e kryeministrit Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik.

Që prej vitit 2005 Benet Beci ishte drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale.

Beci e mori drejtimin e FSHZH-së në kohën kur portofoli i këtij institucioni ishte rreth 116 milionë Euro.

Gjatë drejtimit të tij ky portofol u rrit në më shumë se 480 milionë euro, ose 8 herë më shumë.

Nga viti në vit aktiviteti i FSHZH u zgjerua duke u transformuar nga një institucion me aktivitet kryesisht nëzonat rurale, në instrumentin më të besuar të donatorëve për investime në të gjithë territorin e vendit në infrastrukturë, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar etj.

Donatorët e mëdhenj si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Evropës, etj. i kanë besuar FSHZH projektet madhore të zhvillimit.

Rreth 20 projekte madhore dhe 2 mijë e 100 nënprojekte në funksion të zhvillimit të infrastrukturës, turizmit, kulturës janë realizuar me sukses gjatë këtyre 13 viteve.

Benet Beci ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1987, ato master në Administrim Biznesi me një temë mbi sistemin bankar në vitin 2003 dhe doktoraturën në vitin 2015 me një temë mbi zhvillimin rajonal.

Ai ka kryer edhe një sërë specializimesh të tjera brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në sistemin bankar dhe atë të mikrofinancës, analizës financiare e menaxhimit të riskut, por edhe mbi partneritetet publiko-private dhe inovacionet në qeverisje.

Gjatë karrierës së tij, Benet Becit i janë besuar detyra të rëndësishme sidomos në sistemin bankar ku ka pasur disa pozicione, nga të cilat më i spikaturi ka qenë ai i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Por Beci ka një përvojë të gjerë edhe në menaxhim financiar në institucione të Financimit Rural.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit