9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kryetari i Preshevës viziton nesër krerët e UÇK-së në Hagë, fillimisht takon Veselin

- Advertisement -

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Hagës, për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Arifi bëri të ditur se nesër do të vizitoj ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin e Gjykatës Speciale, që sipas tij është i padrejtë, siç tha ai ndaj burrështetasve të Kosovës.

“Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë! Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit”, është shprehur Arifi.

Ndryshe në paraburgim në kuadër të Speciales po vazhdon të qëndrojë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi bashkë me ish-komandantët e UÇK-së, Pjetër Shala e Salih Mustafa.

Po ashtu në Hagë është edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi.

Kurse ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj është shqiptuar dënimi me burgim prej 4 vjet e gjysmë.

Postimi i plotë:

Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë!

Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit