Kryetar i pikës më të madhe të Vetëvendosjes në Prizren, Fatmir Zeka ka kaluar zyrtarisht në përkrahje të Shaqir Totaj për kryetar.
Vendimi u bë publik vetë nga Zeka i cili mori pjesë në një tubim elektoral të PDK-së në lagjen Kurrilla. Në fjalën e tij para të pranishmëve ai tha se vendimi i tij vjen për shkak të punëve të mira dhe qeverisjes së ndershme në Prizren nga Shaqir Totaj.
Zeka i ftoi edhe qytetarët e tjerë që pa dallim partiake dhe etnike ta mbështesin Totajn për mandatin e dytë në Prizren.






