Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj nesër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas raportimeve të medieve, thuhet se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Escobar pritet që të mërkurën të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Çështja e ndalimit të dinarit pritet të jetë tema kryesore.