6.4 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Kryetari i OVL-UÇK-së: Protesta e radhës në Shkup, Hagës i përgjigjemi me zë të fuqishëm

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka zhvilluar disa protesta në muajt e fundit, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim kundërshtimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të cilin e konsideron të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Protesta kryesore u mbajt më 7 gusht në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit me thirrjet për drejtësi dhe mbështetje për të akuzuarit. OVL-UÇK theksoi se qëllimi i protestës ishte “të ngrinte zërin kundër njollosjes së luftës çlirimtare dhe sakrificës së dëshmorëve”.

Një tjetër protestë  e rëndësishme u zhvillua më 17 tetor në Tiranë, ku veteranë të luftës nga Kosova dhe mbështetës nga Shqipëria u bashkuan për të kërkuar një proces të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, në një prononcim për FrontOnline ka njoftuar se protesta e radhës e veteranëve do të mbahet në Shkup, pas disa protestave të zhvilluara më herët në qytete të ndryshme. Gucati bëri të ditur se kjo do të jetë protesta e gjashtë ose e shtatë me radhë, pjesë e aksionit të vazhdueshëm kundër proceseve gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

‘’Dihet se ne jemi duke protestuar tash e disa herë nëpër vende të ndryshme protesta e 6 a 7 me radhë, tash të radhës e kemi ne Shkup ku do të shkojmë fuqishëm ’’, tha Gucati për FrontOnline.

OVL-UÇK ka shprehur zhgënjimin e thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara për të caktuar një konferencë përgatitore ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shënuar të historisë kombëtare shqiptare.

“28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti–Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe data e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ne, kjo datë është identitet, sakrificë dhe krenari’’,  thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata e ka quajtur këtë vendim të Hagës fyerje të ndjenjave kombëtare, duke thënë se zgjedhja e kësaj date shpërfill realitetin historik të popullit të Kosovës dhe tregon mungesë ndjeshmërie dhe qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare.

‘’Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat  e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri’’, thuhet në reagimin e OVL-UCK.

Të ngjashme

Të fundit